Beyonce dëshiron një tjetër fëmijë
Diva e muzikës pop, Beyonce ka vetëm 6 muaj që ka sjellë në jetë binjakët e saj Sir dhe Rumi dhe që tani dëshiron të ketë një tjetër bebush. Për “Hollywood.life”, miqtë e ngushtë të këngëtares kanë treguar se të qënit mama është një nga gjërat më të mira që Beyonce di të bëjë dhe koha me fëmijët e saj është krejtësisht e çmuar.
Ata janë shprehur me shumë humor se këngëtaren e ka kapur “virusi i mëmësisë” pasi do të dëshironte të mbetej sërish shtatzënë. Por karriera e saj e cila momentalisht është lënë pezull nuk do ta lejojë për një kohë të gjatë që ajo të bëjë edhe një tjetër fëmijë.
Në muajin prill 36-vjeçarja do të jetë e pranishme në festivalin “Coachella”. Gjithashtu është zbuluar se ajo po punon për albumin e saj më të ri i cili do të mbahet sekret edhe për pak kohë. Albumi i ri do të thotë angazhime me turne dhe koncerte muzikore për këto arsye ajo e ka të pamundur të bëhet nënë për herë të katërt.