Lajme

25 January 2018

Enrique Iglesias padit ‘Universal’, nuk e kanë paguar aq sa meriton

Enrique Iglesias paditi ish-shtëpinë e tij diskografike “Universal”, se nuk e ka paguar plotësisht për të ardhurat prej shërbimit “streaming” për këngët e tij. Këngëtari latin pretendon se ka humbur miliona dollarë.

Në denoncimin e bërë, Iglesias pretendon se “Universal” ka paguar vetëm një pjesë të vogël të 50 përqindëshit që i takon me kontratë për muzikën e tij që dëgjohet në streaming.

I biri i këngëtarit spanjoll Julio Iglesias, 42-vjeçari Enrique nisi të ndjekë rrugën e të atit në muzikë në vitin 1995, duke shitur më shumë se 100 milionë kopje në botë dhe gjeneruar miliarda dollarë nga streaming. Bashkëpunimi me “Universal” ishte prej vitit 1999 deri më 2015-n, kur kaloi te “Sony”.

Në vitin ’99 streaming ende nuk ekzistonte, por pas modifikimit të kontratës më 2010-n parashikohej që këngëtari të merrte 50% të fitimeve. Avokati i Iglesias, James Sammataro e akuzon “Universal” se ka shkelur kontratën.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com