Lajme

26 January 2018

Nicolas Cage flet me “urrejtje” për rrjetet sociale

||
0 Comment
|

Nicolas Cage shprehu zemërim e madh ndaj rrjeteve sociale që janë duke dominuar botën. Pikërisht, në Festivalin e Filmit të Sandensit në Utah, aktori është shprehur se: “Unë i urrej rrjetet sociale. Jam nga një tjetër kohë. Nuk kam Twitter, Facebook apo Instagram. Dua ta mbaj epokën e artë, atmosferën misterioze, sepse nuk dua të bëhem anëtar i këtij klubi. Sot gjithçka është postime, jam i zhgënjyer, veçanërisht është e vështirë për dikë si unë. Më pëlqen të takoj njerëz dhe të flas”.

Nicolas Cage në saje të shumë filmave rriti së tepërmi pasurinë e tij, por nuk diti ta menaxhojë mirë pasurinë për një kohë të gjatë.
Ai e harxhoi atë në një varg blerjesh të shtrenjta dhe shpesh të çuditshme, duke u përballur më pas me konfiskimin e disa pronave për shkak të mos shlyerjes së borxheve tatimore në vlerës prej gjashtë milionë euro.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com