Justin Bieber vendos të çojë edhe nënën e tij në kishë
Së fundmi kemi parë se Justin Bieber dhe mamaja e tij kanë shijuar disa ditë pushimi ku fatkeqësisht Patti është dëmtuar duke thyer kështu këmbën e saj. Pasi janë kthyer në Beverly Hills dhe ka marrë ndihmën e nevojshme dhe mjekimin, këngëtari i famshëm ka vendosur ta çojë mamanë e tij në kishë.
Që pas lidhjes me Selena Gomez 23-vjeçari është shndërruar në një besimtar të devotshëm dhe ka vendosur që këtë eksperiencë ta ndajë edhe me mamanë e tij. Ditë më parë e ëma e Justin është shprehur në rrjetin social Instagram se është shumë krenare për djalin e saj dhe ndihet më e qetë tashmë që ai shkon në kishë dhe ka rregulluar marrëdhënien me Gomez.