Dita më e bukur për Ledri Vulën do të ishte….një udhëtim në hapësirë
Reperi shumë i dashur për publikun shqiptar momentalisht po shijon suksesin e hitit të tij më të fundit ‘1 Janari’. Në këtë prurje kaq të pëlqyer Ledri tregon se pavarësisht suksesit, fama ka edhe pasoja negative duke mos e lejuar atë të ketë një jetë private.
Në një intervistë për median kosovare nëse Ledri nuk do të ishte këngëtar, profesioni që do të kishte zgjedhur do të ishte inxhinier hapësinor ose austronaut. Ledri i cili është i apasionuar pas gjithçkaje që i dhuron adrenalinë u shpreh se yjësia, galaktika dhe universi i shtojnë kuriozitetin për të zbuluar të panjohurën.
Do të ishte dita më e bukur e jetës së tij nëse do të bënte një udhëtim në hapësirë pasi krahas adrenalinës që do të ndjente gjithashtu do të ishte milje larg famës dhe anëve negative të saj.