Rita Ora dhe Liam Payne sjellin videoklipin e këngës “For You”
“For You”, ishte kënga që shqiptarja Rita Ora e solli ditë më parë në bashkëpunim me Liam Payne por të cilën nuk e kishte shoqëruar me videoklip.
Por së fundmi, Rita këngës i ka bashkëngjitur edhe videoklipin. Njëkohësisht bashkëpunimi i tyre është edhe kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed.
Ky i fundit pritet të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave në ditën e të dashuruarve, më 14 Shkurt.