Justin Timberlake përgatitet për performancën e tij në Super Bowl
Justin Timberlake do të performojë gjatë ndeshjes së shumëpritur sportive dhe fansat mezi presin se çfarë do të sjellë ai. Për tiu shuar pak kuriozitetin Justin i ka ofruar fansave pak nga ajo se si do të duket performanca e tij në Super Bowl.
Në llogarinë e tij në Instagram, Justin postoi një video, ku shihet duke bërë prova për këtë ngjarje.
Kjo performancë do të transmetohet me katër shkurt në televizionin NBC.