Elvana Gjata me shumë surpriza në ditët në vijim….
Elvana Gjata pas një periudhë relativisht të gjatë larg Shqipërisë do të rikthehet sërish në vendin tone me një koncert, në Tiranë. Elvana është duke u përgatitur për një koncert recital krejtësisht live.
Por njëkohësisht këngëtarja e talentuar shqiptare do të rikthehet edhe me një këngë të re në gjuhën shqipe. Mësohet se Elvana ka regjistruar këngën e re me një kompozitor të ri të talentuar, pa bërë publik emrin e krijuesit të ri, që ka zëvendësuar tashmë kompozitorin e vetëm shqiptar me të cilin Elvana ka bashkëpunuar deri më tani në karrierën e saj, Flori Mumajesin. Por ajo që mbetet enigmë është fakti se a do të interpretojë ajo këngët e realizuara nga Flori.