Lajme

29 January 2018

Kate Middleton bën gjestin human, dhuron flokët për të krijuar paruke për fëmijët me kancer

Kate Middleton ka dhuruar flokët e saj për një organizatë bamirëse që i ndihmon fëmijët me kancer. Gruaja e princit William, e cila është nënë e dy fëmijëve, i ka dhuruar flokët organizatës “Little Princess Trust”, e cila krijon paruke për ata që vuajnë nga kanceri.

“Flokët janë dërguar duke përdorur emrin e dikujt tjetër, në mënyrë që të mos merrej vesh se ishin nga familja mbretërore, ata thjesht kanë menduar se ishte nga një femër dhuruese në rajonin e Kensingtonit. Është gjë e bukur kur e mendon se një vajzë e vogël diku mban një paruke të ndërtuar nga flokët e vërteta të një princeshe. Është diçka shumë e këndshme nga Kate dhe e menduar mirë, për t’i shfrytëzuar flokët që përndryshe do të hidheshin”, ka thënë një burim për “Daily Express”.

Organizata bamirëse, Little Princess Trust, me bazë në Herefordshire, është themeluar në vitin 2006 nga prindërit e Hannah Tarplee, e cila ndërroi jetë në moshë pesëvjeçare nga kanceri derisa ishte duke iu nënshtruar kimioterapisë.

Kjo organizatë bashkëpunon me prodhuesit profesionalë të parukave dhe ua dhuron fëmijëve që i kanë humbur flokët e tyre gjatë kimioterapisë apo radioterapisë, dhe deri më tani ka ndihmuar mijëra fëmijë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com