Skerdi po vjen me diçka të re…
Këngëtari Skerdi ka sjellë shumë hite si “Messi”, “Pablo”, “Faje” dhe së fundmi edhe “Tradhëtare”. Pas kësaj balade që preki shumë njerëz, Skerdi është duke përgatitur diçka të re.
Kështu ka paralajmëruar vetë artisti i RedBox Entertainment përmes llogarisë së tij në Instagram. Ai nuk ka dhënë më tepër detaje për sa i përket projektit nëse do të jetë solo apo bashkëpunim.