Emina Cunmulaj me një mesazh “sulmues” për modelet kolege
Modelja Emina Cunmulaj momentalisht nuk është e angazhuar me projekte modelingu pasi kujdeset për vogëlushen e saj e cila sapo ka filluar shkollën, por edhe për shtatzaninë, pasi është në pritje të ëmbël.
Emina i kushton kohë edhe kolegeve të tjera modele sepse në një postim ajo me mbishkrimin e bërë ka sulmuar hapur të gjitha vajzat që falë rrjeteve sociale e konsiderojnë veten modele të famshme.
“Mendoni që një ditë dikush mund ta zhdukë Instagramin dhe BOOM! Nuk je më modele”, ishte mesazhi i saj që nuk dihet se cilës modele i adresohet.