Eneda Tarifa sfidon të ftohtin me foton e fundit…
Një nga trendet e këtij viti mund të konsiderohet padiskutim fakti që vajzat dalin “të zhveshura” në mes të të ftohtit. Edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa nuk i ka rezistuar dot këtij trendi dhe ka sfiduar temperaturat e ulëta.
Ajo ka shkuar në Leprush të Shkodrës ku ka rënë dëbora e parë për këtë vit dhe ka zgjedhur pikërisht shoqërinë e mikeshave për të kaluar disa ditë të qeta në dëborë. Ajo ka postuar foto të shumta ku ka pozuar me mëngë të shkurtra bashkëngjitur së cilës ka shkruar “Rreze dielli”, pasi i qëndron përballë.