Meghan Markle shfaqet elegante teksa shoqërohet nga princi Harry në ceremoninë e saj të parë të ndarjes së çmimeve
Meghan Markle magjepsi të pranishmit në ceremoninë e saj të parë të çmimeve për ushtarët e plagosur shoqëruar nga princi Harry. Aktorja 36-vjeçare kishte përzgjedhur për këtë event një kostum të hijshëm dhe këmishë të bardhë. Kostum i dizajnuar nga Meghan Alexander McQueen i cili kushton £ 1,245 .
Në mënyrë të pazakontë, pasi ajo nuk është ende anëtare e Familjes Mbretërore, Meghan prezantoi dhe shpërndau çmimin e dytë të natës. Fatkeqësisht, ajo dhe bashkëprezantuesi i saj nuk ishin në gjendje të gjenin listën e të nominuarve në skenë, duke krijuar në këtë mënyrë edhe të qeshura në sallë. Gjatë gjithë mbrëmjes Meghan dhe Harry u pane të buzëqeshur teksa flisnin me të nominuarit e mbrëmjes.