Lajme

02 February 2018

Jennifer Lopez sjell projektin e ri, “Us”

Dy muaj pas publikimit të projektit “Amor, Amor, Amor”, Jennifer Lopez solli këngën e re.
Bëhet fjala për këngën “US”, të cilën JLo e solli në disa platforma, siç është iTunes, Spotify, Deezer, e të tjera.
Në adresën saj zyrtare në Instagram, këngëtarja ka postuar një video përmes së cilës tregon një pjesë të këngës më të re, e cila është plot ritëm.
Kjo këngë është pjesë e albumit më të ri të Jennifer Lopez, ndërsa ka paralajmëruar dhe një duet me Cardi B, këngë të cilën e kanë performuar live në Los Angeles, javë më parë.
Kujtojmë që me projektin “Amor, Amor, Amor”, JLo ka marrë plot 60 milionë klikime në YouTube.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com