Vazhdojnë “debatet” për aktoren që do luajë rolin e Samantha Jones te “Sex and the City”
Komploti i vetëm për filmimin e pjesës së tretë të filmit “Sex and the City” u bë nga aktorja Kim Cattrall. Aktorja Kim Cattrall është e palëkundur në vendimin për të mos qenë pjesë së kastës së aktorëve të filmit “Sex and the City”, ku luajti karakterin e Samantha Jones.
Kjo tronditi bazat e gjithë historisë së filmit dhe përpjekja për të bindur aktoren që t’i bashkohet projektit, nuk kanë dhënë asnjë rezultat pozitiv. Për më tepër, gjërat u përkeqësuan me historinë e armiqësisë midis Catrrall dhe Sara Jessica-Parkerit për faktin se kush do të jetë zvëndësuesja e saj.
Biondina kohët e fundit ka dhënë një propozim për aktoren që mund ta zëvendësonte atë, duke dhënë emrin e Sofia Vergaras. Megjithatë, Sara Jessica Parker ka një ide tjetër dhe se nuk pajtohet me Kimin ajo dëshiron Sharon Stone.