Michael Buble dhe Luisana Lopilato në pritje të fëmijës së tretë
Michael Buble dhe bashkëshortja Luisana Lopilato po presin fëmijën e tyre të tretë.
Përfaqësuesi i këngëtarit ka konfirmoi lajmin e mirë për US Weekly dhe sipas raportimeve, aktorja 30-vjeçare është në muajin e dytë të shtatzënisë.
Lajm i lumtur vjen pas një viti që djali i tyre i madh Noah, fitoi luftën me sëmundjen e rëndë të kancerit.
Ai u diagnostikua me kancer në mëlçi në nëntor të vitit 2016 ndërsa këngëtari 42-vjeçar dhe gruaja lanë anash karrierën e tyre për shërimin e djalit.
Këngëtari i hitit “Feeling Good” ka pohuar ditë më parë se “Djali ynë Noah ka përparuar mirë gjatë trajtimit dhe mjekët janë shumë optimistë për të ardhmen e tij “, dhe më tutje shtoi se “Ai ka qenë i guximshëm dhe vazhdon të frymëzojë shumëkënd”.
Atorja dhe këngëtari pritet që pas shërimit të plotë të djalit, t’i kthehen karrierave të tyre respektive.