Klaudia Pepa në një tjetër imazh provokues, por vëmendjen e tërheq çanta e saj “Hermes Birkin”
Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në showbizin shqiptar.
Ajo prej kohësh ka nisur karrierën e saj në Itali dhe mesa duket financat e saj janë stabilizuar goxha. Klaudia është komentuar mjaft për veshjet e saj luksoze dhe përdorimin e markave ndër më të kushtueshmet në të gjithë botën.
Ajo ka postuar një foto së fundmi ku ka tërhequr vëmendjen çanta e saj ngjyrë rozë e ëmbël,“Hermes Birkin”, e cila kushton 22.5 mijë dollarë.