Deri tani e paskemi ditur gabim, Bruno nuk është emri i tij i vërtetë…
Bruno është një nga këngëtarët më të dashur të skenës shqiptare i cili para dy vitesh korri sukses me hitin “Love Me” në bashkëpunim me Elvana Gjata.
Ai është pjesë e grupit Threedots dhe çdo këngë e tij solo apo në bashkëpunim merr vlerësimin maksimal nga ana e fansave dhe jo vetëm.
Së fundmi mësohet se emri i tij i vërtetë nuk është Bruno, kjo është thjesht një nofkë artistike.
Vite më parë këngëtari ka marrë pjesë në një spektakël muzikor ku është prezantuar me emrin Qazim. Arsyeja përse atë e thërrasim Bruno është për shkak të ngjashmërisë me të famshmin Bruno Mars.