Lajme

05 February 2018

Elvana Gjata speciale në ditëlindjen dhe koncertin e saj recital

Elvana Gjata në ditëlindjen e saj, mbajti në Tiranë koncertin e parë recital. Përveç performancës së këngëtares, që padyshim tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve ishin edhe veshjet që Elvana kishte zgjedhur për këtë natë.

Këngëtarja u shfaq me një fustan të kuq që nxirrte në pah linjat e saj trupore. Kjo ngjyrë i shkonte së tepërmi dhe ajo dukej vërtet elegante dhe shumë atraktive.

Këngëtarja në një foto tjetër të publikuar me grupin e orkestrës, shihet me një kostum serioz të zi. Ajo që bie në sy është trëndafili i bardhë i vendosur në xhaketë.

Elvana duket se i është bashkuar nismës së VIP-ave në Grammy Awards, duke u solidarizuar kështu me viktimat e abuzimeve seksuale.

Vendimi për të zgjedhur një trëndafil të bardhë si simbol të lëvizjes, sipas “Huffington Post” erdhi sepse, “historikisht kjo lule ka qëndruar për shpresën, paqen dhe rezistencën”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com