Lajme

06 February 2018

Dua Lipa tregon se nga u frymëzua për të bërë muzikë të mirë

Në një intervistë të dhënë për “Billboard”, këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa ka treguar detaje vërtet interesante.
E pyetur se nga u frymëzua për të bërë muzikë ajo është shprehur se kur ishte 11 vjeçe dhe jetonte në Kosovë, frymëzohej nga rryma hip-hop që ishte shumë e preferuar në vendin e saj.

“Të gjithë dëgjonin hip-hop në Kosovë dhe kjo më ka frymëzuar të bëj muzikë të mirë”, është shprehur Dua gjatë intervistës së saj.

Dua e cila është në kulmin e karrierës së saj pritet të arrijë edhe një sukses më të madh në “Brit Awards” më 21 shkurt ku është e nominuar në 5 kategori.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com