Lindon Berisha paralajmëron “Hallall e ke ” me dy DJ të njohur
Pas projektit shumë të suksesshëm, “Merri krejt”, këngëtari i mirënjohur, Lindon Berisha vjen edhe me një këngë të re. Këtë herë ai ka zgjedhur të bashkojë forcat me dy DJ-të e njohur kosovar, DJ PM dhe DJ Dagz.
Lindoni nëpërmjet rrjetit social Instagram ka zbuluar titullin e këngës “Hallall e ke”, e cila është kompletuar edhe me një videoklip mjaft të veçantë nga produksioni i njohur XL Films.