Lajme

07 February 2018

Shpirti i bashkëshortit i sjell paqe dhe fat këngëtares Celine Dion

Këngëtarja Celine Dion dy vite më parë pësoi tronditjen e madhe kur bashkëshorti i saj humbi jetën si pasojë e sëmundjes së kancerit. Në një intervistë për “Sunday Telegraph” Celine ka treguar se ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës së saj dhe beson se shpirti i tij i sjell paqe, fat dhe qetësi.

Para se të dalë në skenë për të performuar, 49-vjeçarja ka treguar se shtrëngon statujën prej brozni me dorën e tij dhe lutet që çdo gjë të shkojë mirë. Shpeshherë ajo lutet për të duke shpresuar se shpirti i tij të ketë gjetur qetësi.

“Edhe pse ai ka ikur unë akoma vazhdoj e flas me të. Ai gjithmonë ka dashur që unë të vazhdoj të performoj në skenë dhe para se ta bëj komunikoj dhe lutem me të”, ka përfunduar Dion.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com