Angelina Jolie jep këshillat që cdokush duhet ti dijë dhe zbatojë në jetën e tij…
Angelina Jolie në një intervistë për “Elle” ka treguar disa prej këshillave që iu jep vajzave të saj.
“Në jetë rëndësi ka ajo çfarë ju mendoni dhe mënyra se si ju logjikoni, dhe jo mënyra se si dukeni fizikisht. Eshtë e nevojshme që ju të zbuloni atë që realisht jeni, çfarë mendoni dhe për çfarë luftoni. Eshtë gjithashtu e nevojshme që ju të luftoni për veten, por edhe për të tjerët dhe të drejtat e tyre. Nëse i shërben të tjerëve, atëherë ia vlen të jetosh”, është shprehur Angelina.
Që pas ndarjes nga aktori Brad Pitt, Angelina i është përkushtuar totalisht fëmijëve të saj, duke theksuar se për momentin nuk ka nevojë për një partner të ri në jetën e saj.