Lajme

09 February 2018

Tifozët brohorasin kundër Pique: “Shakira është e të gjithëve”

Prej muajsh përflitet se martesa mes çiftit të famshëm Shakira dhe Gerard Pique nuk po shkon siç duhet ndërkohë që një pjesë e mirë e spanjollëve flasin kundra tij. Së fundmi, gjatë një ndeshjeje në Spanjë, tifozët kanë brohoritur kundër Pique por edhe me anë të një banderolë kanë shkruar “Shakira është e të gjithëve”.

E gjithë kjo nuk është mirëpritur aspak mire nga Gerard por edhe nga klubi.

Shefi ekzekutiv i klubit Katalanas, Joan Collet ka kërkuar ndjesë ku është shprehur se klubi nuk e dinte se një banderolë e tillë ishte lejuar në stadium. Zakonisht të gjithë tifozët konsultohen me klubin për këngët dhe banderolat që sjellin në stadium ndërkohë që me këtë veprim u ndjenë të tradhëtuar. Ai ka përfunduar deklaratën e tij duke thënë se këta tifozë janë penalizuar dhe nuk do të mund të ndjekin më skuadrën e tyre.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com