Lajme

10 February 2018

Bella Hadid “shpëton” prej personit që vazhdimisht e kërcënonte se do ta vriste

Bella Hadid, është tejet e angazhuar me eventet e disa prej shtëpive më të mëdha të modës në botë. Por Bella prej kohësh ka qënë duke përjetuar një makth të vërtetë. Një person e ka kërcënuar atë prej kohësh me jetë, ndërsa arrestimi i tij është bërë i mundur vetëm ditën e djeshme.

Sipas “Daily Mail”, modelja ka treguar se ai i sillte asaj prej kohësh mesazhe se do ta vriste atë dhe familjen e saj. Arrestimi i 37-vjeçarit erdhi pasi Bella njoftoi policinë se personi në fjalë ndodhej poshtë shtëpisë së saj.

Bella kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj, kur ka vënë re praninë e personit, i cili e ruante atë prej kohësh.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com