Edhe një ditë larg publikimit të “Trëndafil” nga Flori Mumajesi dhe Dhurata Dora
Flori Mumajesi ka gëzuar gjithë fansat me postimin e tij në rrjetin social Instagram. Ai ka bërë të ditur se bashkëpunimi i tij me Dhurata Dorën është gati dhe do lansohet ditën e nesërme në orën 15:00. U bënë disa javë që dy këngëtarët kanë paralajmëruar projektin e tyre dhe duket se pritjes i erdhi fundi. Kënga titullohet “Trëndafil” dhe ndoshta është një këngë që lidhet me ditën e të dashuruarve sepse publikohet pak ditë para “Shën Valentinit”. Gjithsesi për të kuptuar më tepër duhet të presim ditën e nesërme.