Babai i Bella dhe Gigi Hadid i përfshirë në një skandal seksual, akuzohet për përdhunim
Babi i dy supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid, Mohamed është përfshirë në një skandal.
Biznesmeni është akuzuar për përdhunim nga modelja Miranda Vee.
Kjo deklaratë e Vee erdhi pasi Kate Upton akuzoi bashkëthemeluesin e Guess, Paul Marciano për ngacmime seksuale. Në një postim në adresën e saj në Instagram, modelja krahas fotos screenshot të postimit të Kate Upton, tregoi historinë e saj të përdhunimit.
Sipas modeles 69-vjeçari dhe Marciano janë miq të mirë. Ajo u shpreh se ishte Mohamed që e përdhunoi ndërsa Marciano e ndihmoi që të realizonte aktin e tmerrshëm.
Vee tha se u takua me Marciano në selinë e Guess në Los Angeles. Fillimisht ky i fundit e kishte ngacmuar vetë dhe më pas e kaloi tek miku tij Hadid me preteksitin e një takimi për të diksutuar mbi xhirimet e ardhshme të Guess.
Më pas biznesmeni e përdhunoi në apartament.
Sipas postimit në Instagram modelja pretendoi se donte të fliste vitin e kalur por kur Hadid dhe Marciano e zbuluan e detyruan që të nënshkruante një marrëveshje për të mos folur. Gjithashtu e kërcënuan se do t’i shkatërronin karrierën dhe se do ta zhduknin nëse fliste.
Por Miranda nuk e la me kaq. Në postim ajo bashkangjiti edhe foto të bisedave me Marcianon dhe Hadid.