Lajme

12 February 2018

Elvana Gjata sjell dokumentarin që zbulon të pathënat e jetës personale dhe profesionale

Pas një kohe të gjatë mungese në Shqipëri, këngëtarja e njohur Elvana Gjata është rikthyer më fuqishëm se kurrë. Pas koncertit në Tiranë, ku promovoi dhe albumin e saj, këngëtarja ka realizuar edhe një dokumentar për veten e saj, që është në fakt një film i shkurtër i këngëtares në prapaskenë që zbuloi të pathëna nga jeta e saj profesionale dhe personale.

Ajo zbulon dhe ambientin më të afërt, shtëpinë e saj. Një ambient i thjeshtë, por me ngjyra të ngrohta që të fal ndjenjën e rehatisë.

Në dokumentarin e shkurtër ajo tregon se personi më i afërt, dhe më të cilën mund të flasë për gjithçka është e motra dhe njëkohësisht ushqimi i preferuar i saj është ai i gatuar nga duart e mamasë së saj.

Albumi më i ri i këngëtares titullohet “3”, e me siguri e keni menduar se përse ky titull dhe Elvana nuk mund të na linte me këtë kuriozitet. Ajo ka shpjeguar se ky titull është vendosur për faktin se numri 3 është numri i saj i fatit, ditëlindja e saj,dita e koncertit, pallati i prindërve ku ajo është rritur por 3 është edhe hyjnor sespe ajo beson shumë në Zot.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com