Pallati mbretëror bën të ditur detaje të reja nga dasma në muajin maj e Meghan Markel dhe Princ Harry
Pallati mbretëror ka bërë të ditur disa detaje të reja rreth dasmës së Meghan Markel dhe Princ Harry e cila do të mbahet në muajin maj. Pas marrjes së premtimeve të tyre para kryepeshkopit të Canterbury, çifti do të parakalojë përmes Windsor me një karrocë, ndërkohë që qyteti pritet të jetë i mbushur me njerëz të ardhur nga e gjithë bota.
Pas ceremonisë së martesës e cila do të kryhet në kështjellën e Shën Gjergjit, një kështjellë e shekullit të 15-të, Harry dhe Meghan do të parakalojnë me karrocë përgjatë gjashtë rrugëve ku do të përshëndesin njerëzit.
Sipas asaj që ka bërë të ditur pallati mbretërore, ceremonia do të zgjasë një orë.