Lajme

12 February 2018

Reagimi i Xhensilës pas lajmeve se ajo është në pritje të ëmbël….

Prania e Xhensila Myrtezajt në inagurimin e “Andrra Couture” krijoi spekulimet se këngëtarja është në pritje të ëmbël. Shkak u bë një foto e publikuar nga eventi. Por edhe një herë, këngëtarja i ka përgenjeshtruar të tilla lajme, duke publikuar fillimisht në Instastory një imazh krah Bes Kallakut, ku dhe shkruan: “Na zbuluan!!!”.

Pak minuta më vonë, për të shmangur ndonjë ngatërresë të mundshme, Xhensila ka bërë një tjetër postim: “Ironi…jo konfirmim!”, ku si pasojë hedh poshtë dyshimet për pritjen e ëmbël.

Në intervista të ndryshme, si Besi, dhe Xhensila kanë shprehur dëshirën për t’u bërë prindër në një të ardhme të afërt, ashtu sikurse kanë bërë të ditur se lajmin do ta bëjnë publikë ata vetë. Mbetet në vijim për të kuptuar më shumë rreth lamit për momentin “po besojmë” Xhensilën.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com