Lajme

12 February 2018

Pushimet dimërore të Getit dhe Marinës, ja kush i ka shoqëruar në këtë udhëtim

Çifti i famshëm shqiptar, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, kanë kaluar disa ditë pushimi në Alpet zvicerane, nga ku kanë publikuar imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Reperi nga Kosova është më i përmbajtur kur është fjala për publikimin e fotografive personale, por kohë pas kohe nuk mungojnë dedikimet kushtuar partneres së tij.
Në përshkrimin e një fotografie të përbashkët me Marinën, ai ka shkruar se nganjëherë personi më i fortë në ekipin tënd është femra jote.
Nga ana tjetër, prezantuesja e njohur është më aktive në Instagram, ku numëron mbi 875 mijë ndjekës.
Ndërsa nuk ka munguar edhe një fotografi me motrën e saj, Luana Vjollca, e publikuar ditë më parë me përshkrimin: “Më përqafo përgjithmonë”. Foto që duket se është shkrepur nga reperi pasi në syzet e Marinës është reflektuar imazhi i tij. Nuk dihet nëse Luana i është bashkuar çiftit në këto pushime vetëm apo e shoqëruar.

Kujtojmë që Geti dhe Marina i dhanë fund beqarisë më datën 10 shtator të vitit të kaluar.

Çifti u martua në një dasmë madhështore me shumë të ftuar, të organizuar në Gjirin e Lalëzit.

Sometimes the realest nigga on your team is your girl !

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Hug me forever @luanavjollca

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com