Silvia Notargiacomo, e dashura e Ermal Metës krenare për suksesin e tij
Ermal Meta vazhdon të jetë vëmendja e mediave në Itali pas triumfit në Festivalin Sanremo. Kënga “Non mi avete fatto niente”, e realizuar në bashkëpunim me Fabrizio Moron, u shpall më e mira në festivalin italian.
Dhe padyshim se suksesi i tij e ka gëzuar edhe partneren e këngëtarit, Silvia Notargiacomo, një drejtuese emisioni në radio. Ajo nëpërmjet rrjeteve sociale ka shprehur gëzimin dhe ka uruar publikisht Ermalin pavarësisht se çifti preferon ta mbajë larg vëmendjes mediatike lidhjen e tyre.
“Këtu është lumturia. Janë të gjitha ato gjerat e vogla, të cilat i ke mirëpritur, ledhatuar, e që i ke dashur dhe të kanë sjelli këtu ndërsa unë jam e lumtur me ty”, ka shkruar Silvia.
Postimin e saj, ajo e ka shoqëruar me një fotografi të partnerit të saj.