Nje miliard klikime për “New Rules”, një tjetër triumf për Dua Lipën
Superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, po feston triumfin dhe arritjen e saj të rradhes. Kënga “New Rules” e cila u publikua më shtatë korrik arriti që të dëgjohet një miliard herë në rrjetin social të videove YouTube.
Kjo është arritje unike për një artiste shqiptare dhe për një artiste të re. Dua Lipa pritet që të zhvillojë në turne botëror në vitin 2018 dhe të vazhdoj me publikimin e projekteve të reja.