Hidhen poshtë akuzat për plagjiaturë nga Taylor Swift por vendimi do apelohet sërish
BBC raporton se padia e bërë vitin e kaluar nga këngëtari Sean Hall dhe Nathan Butler, të cilët pohuan se Swift vodhi tekstin e këngës së tyre për grupin e vajzave 3LW, të titulluar “Playas Gon ‘Play” është hedhur poshtë.
Ka qënë gjykatësi Michael W Fitzgerald, i cili përfundimisht vendosi kundër Hallit dhe Butlerit duke arsyetuar vendimin se nuk ka bazë për dënim.
“Tekstet e shkelura që pretendohen janë fraza të shkurtra që nuk kanë një origjinalitetit dhe kreativitetit të kërkuar për mbrojtjen e të drejtave të autorit”, shprehet Fitzgerald.
Avokati i Hallit dhe Butlerit, Gerard Fox, thotë se po planifikojnë të apelojnë vendimin, sepse në të vërtetë është poshtëruese për Fitzgeraldin.