Lajme

19 February 2018

Ermal Meta prek publikun italian me mesazhet e forta për dashurinë….

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro pasi fituan festivalin e Sanremos vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes. Së fundmi ishin pjesë e emisionit ‘C’e posta per Te’ të prezantueses së njohur Maria de Filippi.

Në një mbrëmje të mbushur me emocion, Ermal Meta dhe Fabrizio ishin ftuar si një “dhuratë” për ti kthyer buzëqeshjen një familjeje. Një baba i cili ishtë përballur me sëmundjen e tumorit dëshironte t’i kthente buzëqeshjen gruas dhe vajzave të tij , pas shumë ditësh e netësh vuajtje.

I prekur nga historia e familjes së ftuar në studio Fabrizio e cilësoi një leksion dashurie që pse jo shumë shpejt mund të shndërrohet në një produkt muzikor. Në mbrëmjen e mbushur me plot emocion dhe dhembje kantautori shqiptar jep mesazhe të forta dashurie duke prekur publikun Italian.

“Besoj se duhet shumë kurajo për të përballuar shumë gjëra, kjo ishte një leksion dashurie dhe jam i sigurt që do të shndërrohet në një këngë. Besoj se Giusepe ia doli jo vetëm falë vetes por edhe falë krahëve të familjes. Sot u ndieva i vogël dhe fundja para dashurisë të gjithë jemi të vegjël” u shpreh Ermal Meta.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com