Lajme

19 February 2018

Fergie në qëndër të kritikave pas interpretimit të Himnit Kombëtar Amerikan në edicionin e NBA All-Star-Game

Këngëtarja amerikane, Fergie, ka kënduar himnin në edicionin e NBA All-Star-Game por është konsideruar si interpretimi më i keq në histori i Himnit kombëtar amerikan. 42-vjeçarja ka marrë një sërë kritikash në rrjetet sociale për interpretimin e saj në Staples Center të Los Angelesit.

Madje edhe disa prej basketbollistëve janë xhiruar duke qeshur me këngëtaren, derisa ajo e këndonte himnin dhe Draymond Green ishte njëri prej tyre. Jimmy Kimmel ishte një tjetër personazh i njohur, i cili nuk ka mundur të përmbahet nga interpretimi i keq i këngëtares.

Edhe Khloe Kardashian ka qenë ndër yjet televizive që ka reaguar me postim në Twitter: “Kjo hapje e All-Star më bëri konfuze. Çfarë është duke ndodhur? Mund të më tregoni?”. Ndërkohë që një sërë kritikash dhe talljesh nga përdoruesit e shumtë të rrjeteve sociale janë shoqëruar edhe me imazhe me përmbajtje qesharake.


|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com