Një natë e “çmendur” shpenzimesh ajo e Jay Z
Këngëtari i famshëm Jay-Z ka kaluar një natë të shtrenjtë në Manhattan, pasi ka shpenzuar plot 110,000 dollarë për të festuar ditëlindjen e mikut të tij të ngushtë Juan “OG” Perez.
Së bashku me miqtë e tij, Jay Z, fillimisht ka ngrënë darkë në një restorant, fatura e së cilës ka shkuar 13,000 dollarë. Më pas, grupi u drejtua për në Madeown në Meksikë në Inwood, duke shpenzuar 9,000 dollarë vetëm për pije. Ndalesa e rradhës ishte në klubin e natës Nightroom, ku konsumuan plot 40 shishe Ace of Spades Champagne, e cila është në pronësi të Jay. Reperi gjithashtu ka shpërndarë pije edhe për pjesën tjetër të klubit.
Në total vetëm në një natë Jay Z ka shpenzuar plot 91,135 dollarë, duke përfshirë një bakshish prej 11,000 dollarësh.