Pas fyerjeve të Dj Blunt, reperi Gjiko dhe Faton Shoshi drejtohen me ““Papuqe Gucci” në banesën e tij
Fyerjet publike të Dj Blunt drejtuar Ledri Vulës dhe Gjikos, nuk u shoqëruan me kundërpërgjigje në rrjetet sociale. Por reperi Gjiko, i shoqëruar nga Faton Shoshi, menaxheri i Ledrit, u drejtuan drejt banesës së Dj Blunt, por u penguin nga një rojtar. Ata kanë realizuar edhe një video teksa shihen tek shtëpia e Blunt.
Vetëm pak momente Faton Shoshi rregjistron dhe publikon momentin kur Gjiko telefonon Dj Blunt, por ai nuk përgjigjet në telefon.
Pasi tentuan t’i sqaroheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk morën përgjigje nga Dj Blunt, Gjiko dhe Faton Shoshi u drejtuan në shtëpinë e hiteve, RedBox, ku u takuan me pjesën tjetër të ekipit. Ata publikuan një fotografi ku shihen të gjithë bashkë pas këtyre fyerjeve të Dj Blunt.
Gjiko dhe menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi duke tentuar të përballen me Dj Blunt në banesën e tij me papuqe Gucci.
Publié par Telegrafi Magazina sur jeudi 22 février 2018
Gjiko më pas telefonon DJ Blunt, por nuk merr asnjë përgjigje prej tij as në telefon. Video: InstaStory/FatonShoshi
Publié par Telegrafi Magazina sur jeudi 22 février 2018