Lajme

24 February 2018

Dua Lipa për “Rollingstone” rrëfen vështirësitë në jetën e saj

Për revistën javore “Rollingstone” Dua Lipa ka rrëfyer për jetën e saj dhe periudhën e kaluar në Kosovë. Në këtë intervistë, Lipa thotë se, duke u rritur, e mësoi më mirë se çfarë do të thotë puna. E lindur në Londër, ajo vjen nga një familje shqiptare nga Kosova që ishte larguar nga atdheu kur vendi ishte përfshirë në konflikt. Prindërit e saj ishin emigrantë në Britani të Madhe, të cilët punonin në restorante dhe kafene.

“Ata punuan shumë, me të vërtetë shumë, dhe teksa po punonin, babai im vijoi shkollën për të marrë një diplomë biznesi, pastaj një master në gazetari, pastaj filloi të merrej me reklamime. Dhe, kur u transferuam në Londër nëna studoi për turizëm”, shprehet Dua.

Muzika e ka përcjell familjen Lipa falë babait të saj, i cili kishte kënduar në një grup kosovar të quajtur Oda. Në adoleshencën e saj të hershme, Lipa ishte kthyer për të jetuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën

“Mund të flisja gjuhën, por nuk mund të lexoja e të shkruaja mirë, kështu që kjo lëvizje ishte dekurajuese sepse fëmijët e tjerë nuk bënin gabime drejtshkrimore në detyrat e shtëpisë, por edhe une isha thjesht vajzë e re në shkollë, pasi të gjithë kishin formuar miqësitë e tyre”, vijoi më tej për “Rollingstone” Dua.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com