Lajme

02 March 2018

Ed Sheeran tregon planet për martesë, ndërton kishën ku do të bëhet ceremonia

Në periudhën e Krishtlindjes, Ed Sheeran njoftoi zyrtarisht fejesën me të dashurën Cherry Seaborn dhe tani çifti po mendon për martesën. “Times” shkroi se këngëtari britanik planifikon të ndërtojë një kishë në pronën e tij, në Angli, për t’u kurorëzuar me partneren, pa u larguar nga kangjellat e shtëpisë.

Sipas gazetës, Ed ka regjistruar projektin për të ndërtuar një kishë në stilin sakson, pak metra nga shtëpia e tij në Suffolk, vetëm disa ditë pas njoftimin të fejesës me Cherryn.

Në dokumentet e projektit, të publikuara nga “The Sun”, kisha mund të mbajë deri në 24 persona dhe është projektuar nga arkitektët që kanë punuar me kështjellën Windsor dhe në “Somerset House”, në Londër.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com