Urimi special i Selena Gomez për ditëlindjen e Justin Bieber
Në nder të ditëlindjes së 24 të yllit të muzikës pop, Selena ka publikuar në Instagram një mesazh për gjysmës e saj më të mirë, Justin Bieber.
“1 mars 1994, një njeri fantastik që njoh lindi. Bum”, shkruan Selena në foton e publikuar në Instagram.
Përveç mesazhit që Selena ka për Justin, ajo ka vendosur në fytyrë një foto të tijën dhe është më e qeshur se kurrë. Tashmë me publikimin e kësaj fotoje dhe të këtij urimi, nuk ka vend më për dyshime se ata janë bashkë.
Më herët ata u fotografzuan së bashku edhe në Jamaica, teksa putheshin dhe përqafoheshin ku kanë qenë prezent në celebrimin e babait të Bieber, Jeremy me të fejuarën e tij, Chelsey Rebelo.
Selena dhe Justin para dhe pas celebrimit, janë shfaqur gjithmonë në krahët e njëri-tjetrit. Familja e Justin duket të jetë shumë e lumtur që djali i tyre është ribashkuar me Selena-n.
Nga ana tjetër, mamaja e Selena-s, ende nuk e ka pranuar këtë ribashkim. Këngëtarja dhe e ëma kanë pasur një sërë debatesh me njëra-tjetrën në lidhje me ribashkimin e saj me Justin. Gjithsesi, mesa duket edhe në tilla raste triumfon dashuria.