Lajme

04 March 2018

Emily Ratajkowski për herë të parë në tapet të kuq me bashkëshortin e saj

Emily Ratajkowski ka parakaluar në tapetin e kuq për herë të parë me bashkëshortin!

Modelja dhe aktorja 26-vjeçare është fotografuar për herë të parë në krah të burrit pas martesës me producentin Sebastian Bear-McClard .
Dyshja ka pozuar para fotografëve në vigjiljen e ceremonisë së ndarjes së çmimeve të festivalit “Film Independent Spirit Awards”.
Çifti papritmas gjatë javës së kaluar kishin pohuar se kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre disajavore.

Ratajkowski kishte veshur një fustan ngjyrë kafe me lule të këndshme, sandale të zeza dhe në gisht kishte unazën e martesës.

Bear-McClard, i cili mori pjesë në shfaqjen e shpërblimeve në mbështetje të Good Times, filmi i vitit 2017 me Robert Pattinson, që ai prodhoi, kishte veshur një kostum të zi dhe një këmishë të bardhë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com