Dhurata Ahmetaj gati për projektet e reja
Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re muzikore për tregun shqiptar.
Por, duket se periudhës së pushimit pothuajse njëvjeçar po i vjen fundi pasi këngëtarja ka paralajmëruar se është duke punuar në këngë të reja.
Bëhet fjalë për këngëtaren Dhurata Ahmetaj, e cila ka pohuar se është duke punuar në dy projekte të reja muzikore.
“Do të dalin në kohë. Janë këngë ritmike. Po ecim me hapa të sigurt dhe besoj që publikut tim do t’i pëlqejnë”, ka thënë ajo në “1 Kafe me Labin”.
Artistja nuk ka dhënë më tepër detaje rreth këngëve.