Lajme

04 March 2018

Dedikimi i Miriamit për Albanin gjatë koncertit të tij në Tiranë

Në ditën e dytë të koncertit të Alban Skënderaj në Pallatin e Kongreseve, Miriam Cani e ka ndjerë me zemër të shprehet për Albanin si nga ana profesionale po ashtu edhe nga ana personale.

Këtë muaj ata festojnë edhe 11-vjetorin e lidhjes së tyre, prandaj Miriami përveç se i shpreh gjithë krenarinë që ndjen për arritjet në karrierë, i thotë të dua në mes të skenës.
“Jam shumë e lumtur dhe emocionuar që sonte jam këtu. Është një kënaqësi jo vetëm profesionale, por mbi të gjitha shpirtërore, dhe personale që sonte jam këtu pjesë e gëzimit dhe arritjes tënde artistike më të madhe.

Këtë muaj mbushim 11 vite bashkë dhe nuk është se i bëjmë komplimente profesionale njëri-tjetrit, më shumë e kritikojmë që të bëhemi gjithmonë më të mirë.

Por sonte unë dua që të them se jam më krenare se kurrë për ty sepse muzika jote e meriton këtë skenë dhe uroj nga shpirti, që Zoti të bekojë çdo hap tëndin artistik, sot nesër dhe përgjithmonë. Të dua shumë”, është shpreheur Miriam.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com