Dua Lipa dhe ish i dashuri Isaac Carew sërish bashkë?
Këngëtarja Dua Lipa vazhdon konsiderohet si një ndër emrat më të suksesshëm të tregut muzikor ndërkombëtar. Së fundmi një vëmendje të madhe po i kushtohet dhe jetës së saj private. Së fundmi po spekulohet gjerësisht për një rikthim të mundshëm me ish të dashurin, Isaac Carew.
Në një fotografi të publikuar nga Dua në rrjetin social Instagram Isaac jo vetëm ka lënë pëlqimin e tij por gjithashtu e ka shoqëruar edhe me një koment. Pas ndarjes, dyshja kishte fshirë njëri-tjetrin në rrjetet sociale, dhe ky rikthim me komente dhe pëlqime ndaj njëri-tjetrin, krijon akoma dhe më tepër dyshimet se dyshja po i rikthehet lidhjes së dikurshme.