Lajme

06 March 2018

Gjiko hap konkurs për kopertinën e mixtape “Energjiko”, fituesi do shpërblehet edhe me 500 euro

Reperi Gjiko i njohur për hitet e tij “Je Shku”, “Shtrejt” dhe “Pablo”, ka gjetur një formë tejet interesante për të komunikuar edhe më shumë me adhuruesit e tij. Ai ka hapur një konkurs për të gjithë për sa i përket kopertinës së mixtape të ri të tij që do të vij shumë shpejt.

“Energjiko” titullohet mixtape i ri i reperit dhe ai për kopertinën e këtij mixtape ka angazhuar adhuruesit e tij, ku punimi më i mirë grafik do të shpërblehet edhe me 500 euro. Gjiko me këtë formë tregon se edhe adhuruesit e tij mund të fitojnë prej tij, jo vetëm ai nga koncertet dhe dëgjimet e shumta online.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com