“Pasha Jetën” nga Majk dhe Capital T arrin shifrën e 3 milion klikimeve
Më 1 mars reperët Capital T dhe Majk publikuan duetin e tyre më të ri “Pasha Jetën”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. Ky projekt u prit shumë mirë nga publiku që në orët e para të publikimit dhe tashmë ka kaluar shifrën prej 3 milionë klikimesh në kanalin zyratar YouTube. Capital T dhe Majk me zërin unik kanë bërë që kjo këngë të shndërrohet në një nga këngët hit të momentit.