Ariana Grande rikthehet pas mungesës së gjatë dhe duket tejet atraktive….
Këngëtarja e famshme amerikane Ariana Grande ka lënë çdo gjë përgjysmë dhe u zhduk përreth 6 muajsh. Menaxheri i saj para disa javësh u shpreh për “The Sun” se ajo po lufton me një sëmundje misterioze nga e cila u detyrua të anulojë pjesëmarrjen e saj në “Brit Awards”. Ajo njëkohësihst nuk ka qenë aktive në rrjetet e saj sociale që në muajin dhjetor të vitit të kaluar ndërkohë që për herë të parë që nga shtatori u shfaq në publik.
Por së fundmi, 24-vjeçarja duket se ka lënë pas problemet dhe ka marrë pjesë në festën pas “The Oscars”, në Hollywood të organizuar nga Madonna. Këngëtarja dukej në formë të shkëlqyer dhe ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj Mac Miller. Momentalisht përflitet se Ariana po mendon të angazhohet në një shfaqje në Boradway por nuk ka ndër mend t’a konfirmojë këtë gjë derisa të jetë e vendosur.