Lajme

06 March 2018

Emina Cunmulaj dhe vajza e saj pozojnë para aparatit të veshura me kostume popullore shqiptare

Modelja e njohur shqiptare së shpejti pret të bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo gjithashtu ka edhe një vajzë më të madhe, të pagëzuar me emrin Ella Faria.

Së fundmi, Cunmulaj ka realizuar një set të ri fotografik bashkë me vajzën e saj, ku kësaj radhe kanë përzgjedhur veshjet tradicionale për të pozuar para aparatit fotografik.

Në rrjetin social Instagram, Emina ka ndarë me fansat një nga fotografitë e këtij seti të veçantë, në të cilin shkruan se është shumë e lumtur që pati rastin të pozojë me veshjen tradicionale të quajtur dallomë.
“Dje kam punuar për një projekt me vajzën time Ella Farian, Ishte tepër e veçantë për mua pasi që të dyja u veshëm me kostume tradicionale shqiptare të quajtur “Dimije e Jelek” ose “Dallama”” ka shkruar Emina në mbishkrimin e fotografisë. Ajo ka treguar gjithashtu që kjo veshje ishte dhuratë nga familja e këngëtarist Albert Stanaj, të njohur ndërkombëtarisht si Stanaj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com