Çfarë i ka ndodhur fytyrës së Kylie Jenner?
Kylie Jenner është sërish në fokusin e medias pavarsisht përpjekjeve të saj për të qëndruar sa më larg vëmendjes mediatike. Së fundmi, bukuroshja 20 vjeçare ka fshehur fytyrën e saj teksa largohej nga një hotel në Miami me të dashurin Travis Scott, por dështoi që të fshehë shenjën e krijuar nën syrin e saj. Nëna më e re në showbizin ndërkombëtar mbajti një xhaketë për të mbuluar fytyrën me siguri për të mos lejuar që shenja të dukej por nuk ia doli dot.